Meta: Parashikimi i FMN-së, alarm për vendin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka pritur me shqetësim parashikimet e Fondit Monetare Ndërkombëtarë, për Shqipërinë ku thuhet se vetëm 2.0 për qind do të ketë rritje ekonomike në vitin 2022 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Sipas të parit të Shqipërisë, parashikimi i FMN-së duhet të jetë shqetësimi serioz për të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit.

Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se është “Një shqetësim serioz dhe një alarm për Qeverinë, Kuvendin dhe të gjithë shoqërinë, parashikimi i errët që bën FMN për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit”.

Meta ka thënë se, me një nivel rritje prej 2 për qind, për këtë vit mund ta degradojë ekonominë e vendit, pasi Shqipëria ka rritjen më të ulët në rajon.

FMN

“Shifrat me ulje të rritjes së pritshme ekonomike me 2.5% janë edhe shumë më poshtë sesa ulja në nivel global për 2022, që pritet të jetë vetëm 0.5 %”, ka shkruar Meta.

Sipas presidenti shqiptar bllokuesit e rritjes ekonomike janë, financimi i investimeve jo produktive me efiçencë të ulët, si edhe problemi me korrupsionin që po i gërryen vlerën e tyre, dhe ndalimi investimeve private në energji, po ashtu dhe monopolizimi i ekonomisë, si pasojë e kësaj të fundit ka rezultuar me rritje galoponte të çmimeve.

FMN: Shqipëria më rritjen më të ulët ekonomike në rajon

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika