Meta për sulmet ndaj PK-së dhe EULEX-it: Të vihen sa më parë para drejtësisë autorët e sulmit

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për situatën në Veri të Kosovës dhe për sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të vënë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta





Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka dënuar “me ashpërsinë më të madhe” aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës e personelit ndërkombëtar në Veri të Kosovës.

“U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre”, ka shtuar ish-preisdenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta ka theksuar se apelon “fuqimisht” domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika