Meta uron Shqipërinë: Sakrificat dhe gjaku i derdhur për flamur të jenë pishtarë që ndriçojnë udhën e duhur

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhen të jenë në çdo kohë pishtari që ndriçon mendjet dhe udhën e duhur

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta





Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, teksa ka uruar popullin shqiptar për 110-vjetorin e pavarësisë, ka kujtuar tri figura historike.

“Sot në Ditën e Flamurit Kombëtar, përulemi me nderim para veprës së ndritur të Ismail Qemalit dhe Etërve të Pavarësisë, që 110 vjet më parë themeluan shtetin modern, duke patur për ideal të shenjtë vetëm Atdheun dhe fatet e tij. Lavdi përjetë 28 Nëntorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit”.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka thënë se patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhen të jenë në çdo kohë pishtari që ndriçon mendjet dhe udhën e duhur.

“Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhen të jenë në çdo kohë pishtari që na ndriçon mendjet dhe udhën e duhur ku duhet të ecim, për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo rrezik i ri dhe për ta bërë këtë tokë të bekuar sa më të begatë, ku sot e mot të gjithë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të jetojnë me dinjitet dhe krenari”, shkroi Meta.

Në nder të festës kombëtare shqiptare, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ka uruar popullin shqiptar.

Blinken ka theksuar se duke përkrahur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet keqdashëse në Evropë e botë, Shqipëria ka treguar një lidership dhe guxim.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale”, ka thënë Blinken.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika