Mexhiti: Incidenti me presidenten Osmani u zgjidh pa pasoja, BDI-ja po krijon kriza artificiale

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka kritikuar BDI-në për “arrogancën e saj” pas incidentit me presidenten e Kosovës në Aeroportin e Shkupit, duke theksuar se situata u zgjidh pa pasoja

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar pas incidentit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit, duke kritikuar BDI-në për mungesën e kulturës politike dhe arrogancën e treguar.

Mexhiti ka thënë se BDI-ja po përpiqet të krijojë kriza artificiale për të minimizuar arritjet e qeverisë, si lirimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga paraburgimi.

Ai ka theksuar se institucionet reaguan menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin në aeroport dhe presidentes Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime.

“Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime. Keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit tëpresidentes është sqaruar”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, incidenti u tejkalua pa komplikime dhe pasoja.

“Gjatë ditës së djeshme u lirua nga praburgimi ish ushtari i UÇK-së. Ne po punojmë intensivisht që shumë shpejt ai të kthehet në shtëpi. Duke e ditur këtë, BDI duhej të prodhonte një krizë tjetër artificiale që të minimizohet fakti se ish-ushtari i UÇK-së u lirua nga paraburgimi si rezultat i punës tonë në institucione. Sepse për një parti parapolitike e cila institucionet i ka trajtuar si instrument për ushtrim dhune dhe frikësimi dhe i ka parë ato si mekanizëm për pasurim, për një strukturë me mendësi komuniste, secili keqkuptim, sado i vogël të jetë ai, është një shans për të shkaktuar incident, vetëm e vetëm që ata të provojnë të rikthehen në pushtet”, thuhet tutje në reagimin e tij.

Mes tjerash, ai i ka bërë thirrje BDI-së të tregojë “seriozitet dhe pjekuri politike dhe të sillet si opozitë konstruktive”.

“Trajtim jodinjitoz për presidenten Osmani”, MPJD pret sqarime zyrtare nga Maqedonia e Veriut

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika