Mexhuani: Gjenerata e re ka mungesë të madhe të profesionalizmit

Fatos Mexhuani, nga Shoqata e Gastronomëve, është shprehur se nuk është mungesa vetëm te personat, por edhe te profesionalizmi, duke theksuar se te gjeneratat e reja ka mungesë të madhe të profesionalizmit sidomos në fushën e hotelerisë. Ai ka treguar për sfidat e këtij sektori

Fatos Mexhuani, Shoqata e Gastronomëve

Fatos Mexhuani nga Shoqata e Gastronomëve, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e kamerierëve në vend. Ai thotë që tashmë një gjë e tillë është evidente.

Mexhuani thekson mungesën e profesionalizimit te gjeneratat e reja. Ai thotë që gjenerata pas luftës e deri afërsisht në vitin 2020, ka qenë gjeneratë mjaftë profesionale dhe kontributdhënëse në sektorin e hotelerisë.

Sipas Mexhuanit, kjo gjeneratë i ka sjellë vendit edhe turizmin nga vendet përreth si Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi.

“Ajo gjeneratë d.m.th. tash veç ka kalu, ka kalu në profesione tjera, tash vjen gjenerata e re, po me gjeneratën e re ka mungesë të madhe të profesionalizmit. D.m.th. me e zëvendësu një kamarier të asaj gjenerate duhet me i marr tre persona edhe nuk munet me kry punën e njëjtë”, është shprehur Mexhuani.

Kurse gastronomi Petrit Reçica thotë që hapja e universiteteve në qytetet të tjera, ka ulur numrin e studentëve në Prishtinë, e që sipas tij kafenetë në Prishtinë në staf kanë pasur studentët.

“Se puna e kafiçave ka qenë njëfarë pune tranzicion gjatë studimeve mi ba do pare, me pagu një qera, me ba një profesion edhe çdo një vjet, dy, tri, është ndërru stafi”, ka thënë Reçica.

Petrit Reçica, Gastronom

Gjithashtu, Reçica shprehet se hapja e shumë Call Center ka ndikuar që tash të ketë mungesë të kamerierëve.

“Të rinjtë e sodit, krejt i dinë gjuhët e huaja, dhe na e dimë që çfarë pagash jepin në Call Center në krahasim me neve. Na nuk mundemi mu shty me ta”, është shprehur Reçica.

Kujtojmë që Petrit Reçica, nga dhjetori vitit të kaluar, në lokalin e tij ka bërë ndryshime. Tanimë aty është lokal për t’u vetëshërbyer, pasi mungesa e kamerierëve nuk u ka lënë zgjidhje tjetër.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika