MF i njofton komunat se kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur për faljen e tatimit në pronë

"Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro", thuhet në njoftim

Ministria e Financave

Ministria e Financave i ka njoftuar komunat e Kosovës se kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur për faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurosh.

Dje përmes një vendimi, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Financave për faljen e tatimit në pronë deri në 100 euro për vitin 2023, duke thënë se komunave u takon të vendosin.

“Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë, e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se një qind (100) euro”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se tatimpaguesit e komunës, e cila e merr këtë vendim, “do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se një qind (100) euro”.

Ndërkaq, ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika