MF: Tatimet në pronë mblidhen nga komunat, përbëjnë njërin nga burimet kryesore të tyre

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka thënë se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

“MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Tutje, thuhet se Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT-së, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat.

“Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”.

Po ashtu Ministria e Financave ka njoftuar se vlerësimi i përgjithshëm kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut.

“Me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim: kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet), intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme, anketime të pronarëve të pronave, intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral, vlera të pronave që janë shpronësuar, të dhëna të qirave dhe të dhëna nga kompani të ndërtimit”.

Ministria e Financave ka bërë me dije se nga viti 2023, të gjitha tokat rezidenciale komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100 për qind të vlerës së vlerësuar, “për dallim nga viti i kaluar, ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika