“M’i ofruan 15 mijë euro në dorë” – Leci tregon se si iu bë oferta nga Elbasani

Ish-futbollisti Liridon Leci ka rrëfyer se si iu bë oferta nga skuadra e Elbasanit.

Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ai ka treguar se ka luajtur në klubet Prishtina, Hajvalia e Llapi në Kosovë, para se të transferohej në Shqipëri, ku kishte luajtur për Elbasanin, Flamurtarin e Vlorës, Besën e Kavajës, Vllazninë e Shkodrës dhe Kastriotin e Krujës.

Ai thotë se ishte e gjitha rastësi kur iu bë oferta nga presidenti i klubit të Elbasanit dhe se ishte ofertë shumë më e mirë financiarisht sesa ajo që iu ofrua nga në klubet në Kosovë.

“Ka qenë rastësi, isha duke luajtur në Prishtinë, presidenti i klubit të Elbasanit erdhi me pa sulmuesin e Elbasanit, pas ndeshjes, drejtori Arbnor Morina më thirri ka ardhë presidenti i klubit të Elbasanit. Ka ardhë me pa dikë, i ke pëlqy ti, ma ofroi një kontratë. Në Prishtinë vitin 3500 euro në 2004, atje 15 mijë euro direkt në dorë”, ka rrëfyer Leci.

Leci e pati një eksperiencë disavjeçare edhe në Suedi, ku kishte luajtur për Kalmarin dhe Landskronan.

Leci ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Kosovës. Gjithashtu, ishte pjesë e ekipit U-21 të Kombëtares shqiptare.

Leci gjatë karrierës ka luajtur si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika