Michel: Ne qëndrojmë me Poloninë, jam në kontakt me aleatët

Përmes një postimi në Twitter, Michel ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat nga sulmi në Poloni duke theksuar se mbetet në kontakt me autoritetet polake dhe aleatët ndërkombëtar

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka shprehur mbështetjen e tij për Poloninë gjersa ka theksuar se mbetet në kontakt me autoritetet polake dhe aleatët e tjerë.

Përmes një postimi në Twitter, Michel ka shprehur shqetësimet dhe njëherit, ngushëllimet e tij për viktimat nga sulmi në Poloni.

“I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, ka shkruar ai.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Kjo ishte hera e parë që raketat ruse kanë rënë mbi territorin polak.

Ndërkaq, NATO po koordinohet me Poloninë pas sulmit të raketave ruse kundër kësaj të fundit. Një gjë të tillë e ka thënë për BBC-në një zyrtar i NATO-s, i cili tha se po shqyrtojnë raportet me aleatin e ngushtë, Poloninë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika