Michel pas takimit në Bruksel: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është thelbësor

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se normalizimin i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se së bashku me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe me emisarët e tjerë, janë takuar sot me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Me anë të postimi në platformën “X”, Michel ka thënë se kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor.

“Depërshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor”, ka shkruar Michel.

Këtë të enjte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel.

Udhëheqësit evropianë janë takuar dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Deri më tani nuk ka asnjë deklarim nga krerët e të dyja shteteve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika