Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin slloven, Robert Golob, ka thënë se në këtë të marte do të japin më shumë informacione për liberalzimin e vizave për Kosovën, por sipas tij po bëhet përparim në këtë aspekt

Charles Michel





Të hënën e pesë dhjetorit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se Bashkimi Evropian(BE) do të japë më shumë informacione mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim”, ka thënë Michel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, para Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Michel ka shtuar se mund të shohin se hapa të rëndësishëm përpara janë bërë kohët e fundit.

“Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian”, ka shtuar Michel.

Mes tjerash, gjatë javës së kaluar, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për t’i dhënë dritë jeshile bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndryshe Kosova është një nga vendet në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika