Michel: Shqipëria, partner shumë i besueshëm

Charles Michel ka thënë se Shqipëria është në rrugën e duhur drejtë integritetit

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se negociatat me Tiranën duhet të hapen sa më parë.

Pasi ka vlerësuar maksimalisht partneritetin e Tiranës me Bashkimin Evropian, Michel po vazhdon vizitën e tij në Tiranë duke forcuar përpjekjet për integrimin e rajonit.

Qysh në fillim, Charles ka vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë dhe bashkangjitjen e saj në kauzën ndaj Ukrainës.

“Ne kemi për detyrë të ushtrojmë presion, në mënyrë që agresioni të ndalet”, ka thënë ai. “Pjesë e kësaj është edhe Shqipëria, ndaj ju falënderoj për përkushtimin. Jeni partner shumë i besueshëm”, ka theksuar Michel.

Megjithëse e gjithë bota ka pësuar një ndryshim që nga fillimi i sulmeve ruse në Ukrainë, sipas Michel, është rruga e Shqipërisë drejtë integrimit evropian ajo e cila ka mbetur po e njëjta.

“Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave dhe ato duhet të nisin një orë e më parë’, ka thënë ai.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel,  është pritur të premten e 20 majit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Presidenti i Këshillit Evropian Michel, vizitë në Shqipëri

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika