Mickoski për arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së: Kushdo që s’i ka shkelur ligjet mund të vijë në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është pyetur lidhur me arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kufi të Maqedonisë.

Ai ka theksuar se, kushdo që nuk ka shkelur ligjet e Maqedonisë mund të vizitojë lirisht Shkupin.

“Sa i përket personave që janë me fletarrestimet, askush që nuk i ka shkelur ligjet e Kushtetutën e  Maqedonisë së Veriut dhe askush që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën lirisht mund të vijë të shëtis në Shkup, në Maqedoni të Veriut unë i ftoj të vijnë, ne jemi shtet mikpritës”, ka dekalruar  Mickoski.

Mockoski gjithashtu ka potencuar se takimi me Kurtin ishte produktiv dhe ka thekuar angazhimin e të dy vendeve për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Mickoski beson se angazhimet e përbashkëta do të sjellin prosperitet dhe stabilitet për qytetarët e dy shteteve.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika