Microsoft Office po largohet pas 30 vjetësh shërbim

“Microsoft Office” po tërhiqet nga tregu pas 30 vjetëshsh punë. Por, kjo nuk do të thotë që aplikacionet si Word dhe Excel do të largohen, por tashmë grupi po merr një emër të ri, të njohur si Microsoft 365, i cili ka risi dhe përparime të ndryshme nga Office

Microsoft Office po largohet pas 30 vjetësh shërbim. Në vend të Office do të jetë marka Microsoft 365, e cila do të ketë pamje dhe ikona të reja. Këto informata janë bërë publike nga vetë grupi i kompanisë, përmes një konferencë gjatë kësaj jave.

Microsoft 365 do të jetë shumë i ngjashëm me Microsoft Office, por ka një dallim kryesor dhe të rëndësishëm mes tyre, e i cili është çmimi.

Kjo për shkak se Microsoft Office është blerë vetëm një herë, Microsoft 365 duhet të blehet çdo muaj, por që çmimi nuk është bërë publik.

Dallimet e tjera hasen te aksesi, pamjet dhe ikonat sepse janë të reja. Personat që abonohen në Microsoft 365, kanë përditësimet më të fundit të përfshira në planin e tyre, ndërsa ata në Office duhet të blejnë versionin më të fundit të softuerit.

Microsoft Office ka filluar shërbimin nga viti 1990.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika