Miftaraj: E paqartë nëse aktakuza ka të bëjë me agresion shtetëror kundër Kosovës

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka theksuar rëndësinë e sqarimit nëse aktakuza ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë lidhet me agresion shtetëror apo vetëm me një grup kriminal

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e ngritur kundër 45 personave për sulmin në Banjskë.

Derisa vlerëson “kohën e shpejtë” për të cilën është ngritur aktakuza, ai thotë se për publikun është shumë e rëndësishme të dihet nëse ajo ka të bëjë edhe me vepra që ndërlidhen me agresionin shtetëror ndaj Republikës së Kosovës, apo vetëm me një grup kriminal.

“Është e kuptueshme që prokurorët, në këtë fazë, mund të jenë të kufizuar në dhënien e informacioneve të detajuara lidhur me aktakuzën. Por, besoj se në pyetje të përgjithshme… kryeprokurori do të mund të përgjigjej”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, një grup i armatosur serbësh sulmoi shtatorin e kaluar Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës e cilësuan sulmin si terrorist dhe bënë përgjegjëse Serbinë për organizimin e tij. Kjo e fundit e mohoi përgjegjësinë.

Aktakuza e plotë në rastin Banjska: Të akuzuarit tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Serbisë

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika