Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kabineti i tij tentuan të mbajnë njëkohësisht pozitat në ekzekutiv dhe ato në legjislativ, duke “dhënë dorëheqjet” vetëm në ditën e seancës konstituive.
IKD: Qeveria në detyrë s’mund të udhëhiqet nga deputetë – partitë politike të konstituojnë Kuvendin
Sipas Miftarajt, një qasje e tillë është e gabuar dhe përbën shkelje të parimeve kushtetuese dhe ligjore.
Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit para betimit si deputet
“Sa herë që LVV e interpreton një dispozite kushtetuese ose ligjore, mundësia qe ta interpretojnë gabim është 99%.
Janë te dëshmuar dhe te specializuar ne shkelje te Kushtetutës dhe ligjit. Na e kane dëshmuar me dhjetëra raste se s’dinë me hartu ligje (përfshirë ligjin për qeverinë) apo politika ne harmoni dhe pajtim me Kushtetute.
Edhe militanti me i dëshmuar e ka problem me iu dal ne mbrojtje ne këto raste ne mungese te argumenteve. Nëse s’ka argumente, e zbulojnë ‘ujin e nxehte'”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Mosvotimi i raportit, Kurti: Sulm institucional ndaj Republikës, lanë nam për shtetin