Mijëra italianë zbarkojnë në Vlorë

Fluksi i turistëve italianë në Vlorë, Shqipëria destinacioni i preferuar për pushimet e gushtit

Kjo e diel ka shënuar një fluks të shtuar të turistëve italianë që kanë mbërritur me traget në portin e Vlorës.

Duket se një pjesë e mirë e italianëve kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e gushtit.

Ata po e eksplorojnë bregdetin e jugut këtë vit.

Nga dy tragetet e mëngjesit që kanë mbërritur nga Brindisi kane zbritur në Vlorë rreth 2 mijë e 300 pasagjerë kryesisht të rinj italianë, raporton Top Channel.

Disa nga turistët kanë bërë të ditur se janë për herë të parë në Shqipëri, derisa disa të tjerë kanë treguar se do të ndalen në Vlorë, e të tjerë në Sarandë.

Për të përballuar fluksin e shtetasve italianë që po mbërrijnë, dhe një fluks edhe më i madh pritet pas datës 15 gusht, policia kufitare ka vënë në dispozicion 10 pika kontrolli të dokumentacioneve, por sërish janë krijuar radhë të gjata, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika