Mijëra njerëz protestojnë në Bruksel për krizën e kostos së jetës

10 mijë njerëz kanë dalur në rrugët e Brukselit për të protestuar rreth rritjes së çmimeve të cilat po iu vështirësojnë jetesën. Protestuesit kanë thënë se duan që politikanët lokalë, kombëtarë dhe evropianë të reagojnë tani dhe të marrin masa të menjëhershme

Foto ilustrim





Rritja e çmimeve të ushqimeve, faturat befasuese të energjisë dhe zhgënjimi me politikanët dhe punëdhënësit kanë bërë që 10 mijë njerëz të dalin në rrugët e Brukselit të mërkurën e 21 shtatorit.

Protestuesit kanë thënë se duan që politikanët lokalë, kombëtarë dhe evropianë të reagojnë tani dhe të marrin masa të menjëhershme për t’i ndihmuar ata me barrën financiare të krizës.

“Unë kam punuar për 23 vitet e fundit dhe tani është hera e parë që kam vështirësi reale për të mbijetuar,” ka thënë Ludovic nga Brukseli.

Ndërsa një tjetër punëtor i çelikut nga Charleroi është shprehur se “beson në qeverinë e tij për të rregulluar problemet dhe për të gjetur zgjidhje dhe se nuk i intereson gjeopolitika”.

Disa nga protestuesit mbanin parulla që bënin thirrje që një ligj i vitit 1996 mbi “mirëqenien e punëtorëve” të modifikohej në mënyrë që sindikatat të mund të negociojnë rritjen e pagave, raporton euronews.

Ndërkaq në fillim të muajit nëntor është planifikuar të mbahet edhe një grevë e përgjithshme në Belgjikë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika