Mijëra persona janë evakuuar pasi zjarret kanë shkatërruar fshatrat franceze

Zjarri në qytetin Bordeaux ka detyruar evakuimin e rreth 6 mijë njerëzve dhe ka shkatërruar të paktën gjashtëmbëdhjetë shtëpi. Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin ka thënë se ka “dyshime të mëdha” se zjarri “është vepër e zjarrvënësve”

Ilustrim

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Francën jugperëndimore të mërkurën e 10 gushtit si pasojë e një zjarri që mendohet që është shkaktuar nga zjarrvënësi.

Zjarri në qytetin Bordeaux ka detyruar evakuimin e rreth 6 mijë njerëzve dhe ka shkatërruar të paktën gjashtëmbëdhjetë shtëpi.

Ndërsa, një autostradë kryesore është mbyllur pasditen e së mërkurës të 10 gushtit për shkak të afërsisë së zjarrit.

Më shumë se 60 kilometra katrorë janë djegur në rajonin Gironde dhe Landes në zjarrin më të fundit që ka shpërthyer në Francë, ndërsa kontinenti është duke u përballur me një verë të nxehtë dhe të thatë, raporton euronews.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka njoftuar se një numër i konsiderueshëm i zjarrfikësve janë dërguar në vend në përpjekje për ta shuar zjarrin.

“Në total, më shumë se 1 mijë zjarrfikës, nëntë avionë dhe dy helikopterë janë mobilizuar”, ka thënë ai.

Darmanin ka theksuar se ka “dyshime të mëdha” se zjarri “është vepër e zjarrvënësve”.

“Sot në mëngjes ka pasur tetë zjarre, nga ora 08:00 deri në 9:00 të mëngjesit, të cilat kanë filluar disa qindra metra larg njëra-tjetrës, gjë që është krejt e pazakontë”, ka shtuar ministri.

Rajoni i Gironde është goditur muajin e kaluar nga zjarre të mëdha që kanë detyruar evakuimin e më shumë se 39 mijë njerëzve, duke përfshirë banorë dhe turistë.

Franca, këtë javë është në mes të valës së saj të katërt të të nxehtit të vitit, ndërsa vendi po përballet me atë që qeveria ka paralajmëruar se është thatësira e saj më e keqe në histori.

Temperaturat në jug të vendit pritet të arrijnë sërish deri në 40 gradë Celsius të mërkurën e 10 gushit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika