Shefi i Byrosë për Turqinë, Ragip Soylu ka shpërndarë një video ku shihen mijëra njerëz duke protestuar para ambasadës së Izraelit në Turqi pas sulmit në një spital në Gaza.
NEW: Thousands of people demonstrate outside the Israeli Consulate in Istanbul following the reports that a hospital in Gaza Strip was bombed by Israel pic.twitter.com/YEh99ygVod
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 17, 2023
“Goditja e spitalit ku ndodhen gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlera themelore njerëzore”, ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Erdogan, ka ftuar “të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e paprecedentë të Izraelit në Gaza”, raporton Anadolu Agency.
Nga ana tjetër, Këshilli izraelit i Sigurisë Kombëtare ka lëshuar një paralajmërim kundër udhëtimit në Turqi dhe Marok.
Sipas paralajmërimit, qytetarët/udhëtarët izraelit mund të jenë objektiva të atyre që janë të zemëruar në luftën e cila po vazhdon mes Izraelit dhe Hamasit.