Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit sllovak

Protesta në Bratisllavë më 21 shkurt 2025.

Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje. Protestuesit u zotuan se do të vazhdojnë demonstratat kundër politikës së jashtme të kryeministrit, që kritikët thonë se po e afron shtetin me Rusinë.

Protesta në Sllovaki janë mbajtur çdo dy javë që nga fillimi i janarit, pasi në dhjetor Fico u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

Vizita e Ficos në Moskë ishte një vizitë e rrallë e zhvilluar nga një anëtar i Bashkimit Evropian, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës tre vjet më parë.

“Sllovakia është Evropë”, brohoritën protestuesit në kryeqytetin sllovak, duke kërkuar dorëheqjen e Ficos.

Ueb-faqja Dennik N, duke cituar ekspertë të sigurisë, tha se deri në 12.000 njerëz protestuan në kryeqytet, që është numër më i vogël sesa më shumë se 40.000 që kishin protestuar dy javë më parë.

Më 21 shkurt, protesta u mbajtën edhe në 40 qytete të tjera të Sllovakisë.

Protestat e së premtes po ashtu shënuan 7-vjetorin e vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak. Vrasja e tij kishte nxitur protesta masive, që u mbajtën për javë të tëra kundër korrupsionit të perceptuar që çoi në dorëheqjen e Ficos që atëbotë ishte kryeministër.

Fico u kthye në pushtet pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2023 dhe Qeveria e tij e majtë nacionaliste ka nxitur shqetësim në mesin e opozitës progresive dhe të tjerëve, për shkak të disa vendimeve të marra, sikurse është ndryshimi i Kodit Penal dhe ndryshimet e bëra në transmetuesin publik.

Fico ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka mosmarrëveshje me Kievin pasi Ukraina ndërpreu gjatë këtij viti transitin e gazit rus.

Fico shpesh këmben akuza me opozitën properëndimore, me organizatat joqeveritare dhe me mediat, duke i akuzuar ata se po punojnë kundër Sllovakisë.

Fico, i cili po shërben në mandatin e katërt si kryeministër, është zotuar se nuk do të japë dorëheqje./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika