“Miku i dashur i Kosovës”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër

E para e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, për mandatin e tij të tretë si kryeministër, derisa e ka cilësuar si "miku i dashur i Kosovës"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, për mandatin e tij të tretë si kryeministër i shtetit kroat.

Osmani, përmes një postimi në platformën “X” e ka cilësuar Plenkoviqin si “mik të dashur të Kosovës”.

Presidentja ka thënë se janë krenarë për partneritetin me Kroacinë gjersa ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës.

“Urime mikut të dashur të Kosovës, Andrej Plenkovic, në mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë! Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me Kroacinë dhe vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të patundur dhe të vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika