Mbretëria e Bashkuar i ka sanksionuar disa figura që lidhen me krim e korrupsion, abuzim me të drejtat e njeriut e kështu me radhë.
Pjesë e kësaj liste janë edhe Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq. Radoiçiq dhe Veselinoviq konsiderohen udhëheqës të krimit ekonomik të organizuar.
KFOR e ka identifikuar Veselinovicin si njërin nga organizatorët e trazirave në veri, në tetorin e vitit 2011.
Ndryshe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Vesellinoviq, janë në listën e zezë edhe të Departamentit të Shtetit Amerikan, që nga viti i kaluar.