Milan Radojçiq, emri i krimit në veri

Gjatë hetimeve të tij në kohën sikurse prokuror, Hoxha kishte arritur qe të gjente prova të mjaftueshme që të lëshonte flet-arrest kundër njërit nga personat më problematik në veri, Milan Radojçiq

Milan Radojçiq
Milan Radojçiq

Sylë Hoxha, ish-prokuror Special, ka thënë për RTV Dukagjini se Milan Radojçiq vazhdon të ketë ndikim në strukturat e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Prokurori që e ndoqi ligjërisht Radjoçiqin, është i bindur se ai mund të jetë ndihmuar nga individë brenda institucioneve të Kosovës që të lëvizë edhe pse vazhdon të ketë urdhër arrest për të.

Për shumë vite udhëhoqi me Prokurorinë e Prizrenit e dikur punoi edhe si prokuror special.

Pak kohë para se të pensionohej, Sylë Hoxha ishte pjesë e hetimeve në vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Gjatë hetimeve, Hoxha kishte arritur qe të gjente prova të mjaftueshme që të lëshonte flet-arrest kundër njërit nga personat më problematik në veri, Milan Radojçiq.

Ish-prokurori që sot është avokat, Sylë Hoxha në një prononcim për RTV Dukagjinin, ka treguar se cilat rrugë e kishin çuar për tek emri i kriminelit, Milan Radojçiq.

“Kam hasur se Milan Radojciq është pjesë e grupit të organizuar kriminal i cili ka vepruar në pjesën Veriore të Kosovës. Kështu që edhe për Milan Radojciqin i kemi hapur hetimet edhe për krim të organizuar edhe për narkotik, sepse gjatë bastisjes është gjetur edhe një sasi e narkotikut”, ka thënë Sylë Hoxha, ish-prokuror.

Sipas Hoxhës, Radojciq i cili njihet edhe njeriu i afërt i presidentit serb, Aleksander Vuçiq, udhëhiqte me stacionin policor në Veri të vendit.

Sylë Hoxha, ish-prokuror Special
Sylë Hoxha, ish-prokuror Special

“Ka pasur ndikim në caktimin edhe të eprorëve të policisë edhe në organet e tjera komunale qeverisëse në pjesën Veriore”, ka shtuar ish-prokurori, Hoxha.

E kjo lidhje të cilën e përmend Hoxha duket se i ka ndihmuar përsëri Radojçiqit që të kthehet në Mitrovicën Veriore, komunë kjo e udhëhequr nga Lista Serbe.

Emrat si Milan Radojqiq e Zvonko Veselinoviq janë të lidhur ngushtë edhe me grupin kriminal “mjekrrat”.

“Dikush prej këtij grupi edhe ka qenë i arrestuar, ka qenë edhe i paraburgosur”, ka përmendur Hoxha.

Ndaj Milan Radojçiqit ishte lëshuar fletarrest por që më pas pa ndonjë arsye, ishte tërhequr.

Nënkryetari i Listës Serbe është gjithashtu një nga njerëzit e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika