Milan Radojçiq: Jam kthyer në Kosovë dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa

Në një video të publikuar në Youtube shihet nënkryetari i Listës Serbë në Kosovë, Milan Radojçiq. Ky i fundit ka treguar që është kthyer në Kosovë dhe nuk do ta lëshojë më Kosovën

Milan Radojçiq, terroristi që udhëheqi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka sfiduar shtetin e Kosovës, duke e postuar një video nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës.

Radojçiq, ka thënë së është kthyer në Veri të vendit,” Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët.

Ai në këtë video mesazh i’u kishte drejtuar serbëve lokal dhe Institucioneve të Kosovës, duke i’u thënë,  “unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa”, shihet në videon e publikuar nga mediumi Kosova Online, në YouTube.

Ai ka pretenduar se “Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani”.

“Rroftë Serbia”,  ka përfunduar  duke thënë Radojçiq.
Milan Radojçiq është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Kosovës për rastin “Brezovica”.

Policia e Kosovës nuk ka pasur sukses që të arrestojë në tri tentativat e saj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika