Milan Skriniar në krye të listës për Paris Saint Germain

Paris Saint-Germain e ka refuzuar ofertën e parë të transferimit prej 50 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e Interit , Milan Skriniar, por klubi ka kontaktuar sërish me PSG për qendërmbrojtësin sllovak

Milan Skriniar

Chelsea dhe Tottenham Hotspur, thuhet se po ndjekin lojtarin Milan Skriniar dhe mund të hyjnë fshehurazi për të negociuar për lojtarin sllovak, nëse PSG nuk arrin të përmbushë kërkesat e Interit.

PSG e ka identifikuar kapitenin e Sllovakisë si një përforcim kyç për këtë verë.

Interi gjithashtu mund të përdorë interesin e Chelseat në Skriniar për të arritur një marrëveshje për Lukakun.

Interi po kërkon një tarifë prej rreth 80 milionë eurosh, por mund të jetë i përgatitur të negociojë për 70 milionë euro. Skriniar që konsiderohet të jetë një objektiv prioritar për PSG-në këtë verë, pritet që ata të kthehen me një ofertë të përmirësuar.

Sipas gazetarit të njohur Italian, Fabrizio Romano, klubi i futbollit Paris Saint Germain ka kontaktuar përsëri Interin për Milan Skriniar, ai është në krye të listës së klubeve franceze – por nuk ka marrëveshje për tarifën, deri më  tani.

Romano ka bërë të ditur se, Interi ende ka Bremer-in dhe Dybala si objektiva prioritarë, dhe bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika