Milazim Zeka shpallet i pafajshëm në rastin e mashtrimit me viza

Ish deputeti i Kosovës, Milaim Zeka është shpallur i pafajshëm nën akuzat për mashtrim me viza. Për të rëndonte akuza se i ka mashtruar rreth 900 qytetarë duke iu premtuar atyre viza pune për Gjermani. Bashkë me Zekën, janë liruar edhe tre të akuzuarit tjerë për dyshimet e njejta

Milaim Zeka, ish deputet i Kuvendit të Kosovës

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës në lidhje me akuzat për “mashtrim me viza”.

Bashkë me Zekën, janë liruar edhe tre të akuzuarit tjerë për dyshimet e njëjta.

Gjykata Themelore, Prishtinë

Pasi morri lajmin nga gjykata për pafajësinë e tij, ai shkroi në Facebook se kurrë nuk ka përjetuar torturë më të madhe se sa kjo e pesë viteve të fundit.

“Pas 5 viteve vuajtje shpirtërore, fizike, materiale, morale, sot, Gjykata, nga një trup gjykues qe vendosin mbi prova, e jo fjale rrugësh, me ka shpallur te pafajshëm nga te gjitha pikat e akuzave: mashtrim me viza, shpëlarje parash, dhe shmangie nga tatimi”, ka shkruar Zeka.

Në aktakuzën me të cilën rëndohej Zeka dhe tre të tjerë, thuhej se kanë mashtruar rreth 900 persona duke iu premtuar atyre viza pune për Gjermani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika