Milenkoviq deklarohet i pafajshëm për krime lufte në Kosovë

I akuzuari për krime lufte, Dragisha Milenkoviq është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare që është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Pamje nga seanca fillestare

Këtë të mërkurë është duke u mbajtur seanca fillestare kundër Dragisha Milenkoviq në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Milenkoviq akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Në seancën e sotme, Milenkoviq është deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte, ndërsa e ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

Ai dyshohet se këto krime i ka kryer mes viteve 1998-1999, kur ai punonte si gardian në burgun e Lipjanit dhe burgun e Prishtinës.

 

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika