Miliarda euro të BE-së nga Plani i Rritjes kushtëzohen me dialogun

Bashkimi Evropian thotë se përpos reformave të nevojshme, Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përparim të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve, në mënyrë që të përfitojnë nga fondi i 6 miliardë eurove në kuadër të Planit të Rritjes. Njohësit e procesit të dialogut dhe vetë unionit evropian mendojnë se këtu në lojë hynë edhe draft-statuti për asociacionin.

Flamujt e Bashkimit Evropian.

Në 6 miliardë euro buxhet të ndara nga Bashkimi Evropian për Planin e Rritjes, Kosovës i takojnë mbi 820 milionë euro.

Krahas reformave, për t’i përfituar këto qindra miliona euro, që vijnë si ndihmë pa kthim por edhe si kredi të favorshme, sipas BE-së, Kosova duhet të bëj edhe lëvizje tjera.

“… Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me përparim të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre për të qenë të pranueshme për të marrë financim në kuadër të Planeve të Rritjes. Zbatimi i Agjendës së Reformave duhet, pra, të kontribuojë në mekanizmat ekzistues për lehtësimin e Dialogut”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.

Nga Zyra e Zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi thanë se nuk duan ta komentojnë këtë qëndrim.

Ndërkohë njohësit e organizimit e funksionimit të BE-së dhe procesit të dialogut, thonë se Kosova dhe Serbia do të kenë edhe një mundësi për zbatim të Marrëveshjes Bazë, para se të marrin përgjigjen për këto fonde.

“Jo vetëm PO-ja, ata duhet që të shohin gjëra konkrete, pra tek Kosova p.sh. dërgimi i draft-statutit në Gjykatë Kushtetuese, mandej gjithçka do të rrjedhë në mënyrën e vetë normale, Serbia duhet t’i bëjë disa detyrat e veta që i ka marr karshi asaj marrëveshjeje, pra njohja e shumë gjërave”, ka thënë politologu Dritëro Arifi.

Plani ishte që 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor të shpërndahen dy herë në vit brenda 2024 dhe 2027.

Kjo vonesë sipas Arifit, ndër të tjerë e dëshmon se vendet e Rajonit janë të papjekura për fonde të vlerë kaq të madhe, sepse mashtrimin dhe mos-respektimin e marrëveshjeve dhe reformave mundohen ta shesin tek blloku evropian.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika