Miliona amerikanë shijojnë pamjen mahnitëse të eklipsit total diellor

Për miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së hënë ka ndodhur një fenomen i rrallë natyror, ku qielli errësohet totalisht nga një eklips.

Pjesa perëndimore e kontinentit amerikan për disa minuta shijoi eklipsin diellor.

Të shumtë ishin njerëzit, të cilët u mblodhën në New Mexico për të parë momentin kur hëna kalonte midis diellit dhe tokës, duke dhuruar një shfaqje mahnitëse, e cila i ngjante një “unaze zjarri”.

Ky efekt thonë shkencëtarët shkaktohet pasi hëna nuk e mbulon plotësisht diellin. Kjo panoramë u shijua edhe në zona të tjera.

Autoritetet apeluan te qytetarët duke u kërkuar atyre të vendosnin syze dielli për të mos dëmtuar shikimin.

“Mos e shikoni Diellin përmes një lente kamerash, teleskopi, dylbi ose ndonjë pajisje tjetër optike kur mbani syze eklipsi pasi do të keni dëmtime serioze të syve”, apeloi NASA.

Eklipsi fillimisht ndodhi në Meksikë dhe Amerikën Qendrore, më pas në Amerikën e Jugut, përpara se të përfundonte në Oqeanin Atlantik.

Shkencëtarët thonë se eklipset diellore kanë një efekt të dukshëm në pjesën e sipërme të atmosferës.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika