Miliona votojnë sot në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Evropianët në 20 shtete i drejtohen sot qendrave votuese në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Këto zgjedhje pritet ta zhvendosin Parlamentin Evropian nga e djathta dhe do ta riformësojnë drejtimin e të ardhmes së bllokut.

Lufta në Ukrainë, ndikimet e politikave klimatike te fermerët dhe migracioni janë disa nga çështjet që i kanë në kokë votuesit nga Portugalia në perëndim deri te Austria e Polonia në lindje e Qipro në Mesdhe, raporton “AP”

Është dita e fundit për zgjedhjen e 720 deputetëve të Parlamentit Evropian.

Votimi i sotëm përmbledh një cikël katërditor të votimeve që nisi të enjten në Holandë. Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, që mbahen çdo pesë vjet, nuk mund të publikohen derisa qendrat e fundit të votimit të mbyllen në 27 shtetet anëtare. Qendrat e votimit në Itali do të mbyllen në ora 23:00.

Rezultatet pritet të bëhen të qarta vetëm të hënën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika