Militao rinovon kontratën me Real Madrid deri në 2028

Qendërmbrojtësi brazilian është i përkushtuar ndaj skuadrës spanjolle si bashkatdhetarët e tij Vini Jr dhe Rodrygo. Militao ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2028

Eder Militao.

Vazhdojnë rinovimet e kontratave me Real Madridin . Fillimisht ishte Modric, pastaj Vinicius, më vonë Rodrygo dhe tani i fundit që hipi në trenin e zgjatjes së kontratës është Eder Militao .

Qendërmbrojtësi dhe drejtuesit e Real Madridit kanë rënë dakord për të përmirësuar dhe zgjatur marrëveshjen e tyre deri në vitin 2028. Siç ka ndodhur me rinovimet e mëparshme, klauzola e përfundimit do të vendoset në 1000 milionë euro, njofton Marca.

Militao nënshkroi për Real Madridin në dimrin e vitit 2019 pasi u largua nga Porto , duke zbritur në kryeqytetin spanjoll në verën e atij viti. Vetëm gjashtë muaj në Portugali i mjaftuan për të kaluar në La Liga.

Vendimi i radhës do të jetë kontrata e re me Lunin pa harruar angazhimin ndaj Benzemës , plus angazhimet me Valverden apo Courtois , Real Madrid do të sigurojë vazhdimësinë e shtyllës kurrizore për pesë vitet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika