Millenkoviq, Pantiq e dy të tjerët të akuzuar për terrorizëm s’e pranojnë fajësinë

Të akuzuarit Millun Millenkoviq - Llune, Dejan Pantiq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq janë paraqitur para gjykatës për akuzat e tyre për sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) dhe janë deklaruar të pafajshëm

Millun Milenkoviq-Llune

Millun Millenkoviq – Llune, ish-polici Dejan Pantiq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq, të akuzuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), në Mitrovicë të Veriut, kanë dalë të martën para gjykatës.

Ata nuk e pranuan fajësinë për veprën penale për të cilën janë akuzuar, duke filluar kështu procesin gjyqësor.

Sipas aktakuzës ata kanë hedhur granata dore dhe shok bomba në drejtim të zyrave të KKZ-së, ndërsa një nga granatat shpërtheu duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikoi jetën e zyrtarëve dhe të policëve.

Më 12 janar, seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e të akuzuarve për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut ishte shtyrë pas kërkesës së mbrojtjes.

Ata kanë theksuar si arsyetim se shkresat nga Prokuroria, të cilat janë dorëzuar atë ditë, disa prej tyre nuk janë përkthyer ende në gjuhën serbe.

Millunkoviq ndodhet në paraburgim, tre të tjerët janë nën masën e arrestit shtëpiak, duke u akuzuar për vepra terroriste, duke përfshirë hedhjen e granatave dhe shok bombave drejt zyrave të KKZ-së, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe policëve.

Më 21 nëntor, Millenkoviqit – Llune i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Ai u arrestua në qershor të vitit 2023 nga Policia e Kosovës, gjatë një operacioni në veri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika