Milot Rashica pranë transferimit te ekipi turk Galatasaray

Sulmuesi nga Kosova, Milot Rashica, pritet që të enjten në mëngjes të nënshkruajë kontratë me ekipin turk Galasataray

Milot Rashica, futbollist nga Kosova

Sulmuesi nga Kosova, Milot Rashica, pritet që të kalojë nga ekipi anglez Norwich City, në ekipin turk Galasataray.

Rashica pritet që te Galasataray të kalojë në formë huazimi, raporton beinsports i Turqisë.

Sipas mediave turke, Rashica do të nënshkruajë zyrtarisht me ekipin e Galasatarayt të enjten në mëngjes.

Anësori i djathtë ishte transferuar në angli nga ekipi gjerman Werder Bremen.

Përveç Rashicës, edhe sulmuesi Mauricio Icardi dhe lojtari tjetër, Yusuf Demir janë transferuar te ekipi turk Galatasaray.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika