Mimoza Kusari-Lila: Lëvizja Vetëvendosje nuk e voton projektligjin për tërheqjen e Trustit

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) Mimoza Kusari-Lila nuk e ka votuar Projektligjin e tërheqjes së Trustit, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK)

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sa i përket projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), për tërheqjen e Trustit e ka refuzuar duke thënë se nuk e votojnë këtë projektligj.

Ajo ka thënë se ky propozim vendimi që po diskutohet në Kuvend lë pasoja tjera tek qytetarët dhe asnjë prej këtyre pasojave nuk po diskutohet në Kuvend, dhe nuk po merr vëmendjen e poltikanëve  pasojat të cilat mund të ndodhin.

‘’Janë rreth 695 mijë kontributdhënës dhe në rast të tërheqjes të trustit shuma do të shkonte rreth 600 milionë euro’’, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka shtuar se pasojat e krizës dhe luftës nuk po ndihen vetëm tek ne, por në gjithë botën e kjo nuk do të thotë që duhet të bëjmë tërheqjen e Trustit, të vetmin rrjet mbrojtës të kursimeve të qytetarëve.

Ajo i’u kërkon qytetarëve që mos të bëjnë tërheqjen e Trustit, pasi që kjo nuk është zgjidhje dhe shton se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë mandatin të bëjë këso ‘’zgjidhje të lehta’’.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika