Minatorët e Koresë së Jugut mbijetojnë nëntë ditë nën tokë me kafe

Dy minatorë të cilët ishin bllokuar gati 200 metra nën tokë nga data 26 tetor janë shpëtuar të premten e 4 nëntorit. Të njëjtit për nëntë ditë kanë jetuar vetëm me pluhur kafeje

Foto ilustrim

Dy minatorë të cilët kanë kaluar nëntë ditë të bllokuar në një minierë zinku të shembur të Koresë së Jugut kanë jetuar vetëm me pluhur kafeje, janë shpëtuar të premten e 4 nëntorit.

Minatorët e moshës 62 dhe 56 vjeç, besohet se janë mbajtur ngrohtë duke ndezur një zjarr dhe duke ndërtuar një tendë nga plastika.

Dy minatorët janë bllokuar gati 200 metra nën tokë pasi një pjesë e minierës së zinkut ku po punonin është shembur më 26 tetor në Bonghwa, në lindje të vendit.

Ata më në fund janë shpëtuar të premten e 4 nëntorit, më shumë se nëntë ditë pasi kishte filluar sprova e tyre. Të dy mundën të dilnin nga miniera dhe u dërguan në një spital lokal. Mjeku i tyre ka thënë se ata do të shërohen plotësisht.

Ndërsa presidenti Yoon Suk-yeol shpëtimin e tyre e ka quajtur “me të vërtetë i mrekullueshëm”.

“Faleminderit dhe faleminderit sërish që u kthyet shëndoshë e mirë nga udhëkryqi i jetës dhe vdekjes”, ka shkruar ai në Facebook.

Autoritetet kanë se minatorët mbijetuar duke pirë ujë që ra nga tavani dhe duke përdorur pluhur përzierje kafeje të menjëhershme si vakt, raporton BBC.

Operacioni i shpëtimit ka filluar të enjten e 3 nëntorit kur punonjësit e urgjencës kanë shpuar një vrimë dhe kanë futur një kamerë të vogël në përpjekje për të gjetur minatorët, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika