Minatorët e Trepçës do ta vazhdojnë grevën në rast të mosplotësimit të kushteve

Punëtorët e ndërrimit të parë ka pezulluar punën dhe pritet që në rast të mosplotësimit të kushteve grevën do ta vazhdojë edhe ndërrimi i dytë

Minatorët e “Trepçës” janë futur në grevë për shkak që ende nuk e kanë marrë pjesën e dytë të pagës së muajit qershor.

Kështu bëri të ditur për Portalin Dukagjini, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Junuzi, i cili ka thënë se ndërrimi i parë ka pezulluar punën dhe pritet që në rast të mosplotësimit të kushteve grevën do ta vazhdojë edhe ndërrimi i dytë.

“Po, është e vërtetë që kanë mbajtur grevën në pjesën e parë, por pas komunikimit na është premtuar që në agjendë që deri para fillimit të punës së ndërrimit të dytë do ta ekzekutojnë pagën për pjesën e mbetur. Nëse nuk plotësohet kjo, greva do të vazhdojë edhe në ndërrimin e dytë dhe derisa të ekzekutohet paga”.

Sipas tij, ky është një vendim i minatorëve dhe jo i sindikatës.

“Nuk është vendim i sindikatës, por i punëtorëve që kanë shprehur pakënaqësi për mosrealizimin e pagës së tyre”.

Ndryshe, minatorët e turnit të paradites kishin mbajtur grevë edhe të mërkurën e 12 korrikut, por ata të turnit të dytë e kishin ndërprerë pas ekzekutimit të pjesës së parë të pagës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika