Në këtë gjendje thuasje janë një shumicë e minatorëve që kanë vendosur që të mos dorëzohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Përkeqësimi i gjendjes e bartja në këtë mënyr deri aty ku shihet drita e diellit, tashmë është bërë rutinë.
Mbyllja për pesë net e gjashtë ditë në një thellsi prej 800 metra,ku ajëri vështirë depërton e mos-konsumimi i ushqimit, është bërë shkas që gjendja e tyre shëndetësore të rendohet.
Vetëm në 24 orët e fundit 40 mintaorë kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
Lotët mposhtin fjalët e rrëfimi është vështir të përfundohet për Sefedin Selimi që mbylljen në minierë e kishte përjetuar edhe më herët në rrethana tjera.
“E kom nanen smutë edhe sjemi dal, krejt shoktë kemi vendos që m os me dal, për qita nuk kom menu që vjen kjo ditë me na ba I joni nuk komë besu”, ka thënë Sefedin Selimi, minator.
Përkundër gjendjes së tyre, rezistenca është e fortë.
“Nëse vazhdonë kështu me kokforsine vet edhe ne do të vazhdojmë kështu”, ka deklaruar Bajram Ahmeti.
“Është më shumë se alarmante dhe jemi në kolaps jo vetëm ne por edhe familjarët që po nap resin jashtë, të gjithë janë të shokum”, ka potencuar mintori tjetër, Gentrit Beqiri.
Derisa mianatorë vazhdojnë të qëndrojnë nën-tok, përkrahje ndaj tyre kanë shprehur ekipet e flotacionit.
“Unë punojë prej viti 87 këtu, nuk e kena mendu që vjen kjo ditë, kjo është hera e dyt pasi unë kom marrë pjesë në greva edhe ma heret”, ka thënë punëtori i fllotacionit, Gani Deliu.
Gjatë ditës, menaxhmeti i “Trepçës” përmes faqes zyrtare në facebook kanë publikuar disa foto duke thënë se punëtorët kanë sabotuar punën. Televizioni ka tentuar të flas me dikë nga menaxhmenti për të ditur më shumë rreth këtyre pretendimeve mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Ndërkohë që këtij pretendimi i kanë reaguar sindikata e punëtorëve të gjigandit metalurgjik “Trepça”
“ Janë pamje nga kamerate sigurisn dhe janë të ndaluara të bëhen publike pa lejen e Prokurorisë, për ne kjio ëhstë kërcenim e shantazh, andaj kërkojm nga prokuroria të mirret më ketë cështje”, ka deklaruar Ibrahim Jonuzi nga sindikata e minatorëve të Trepçës.
Dukagjini merr vesh se gjatë së shtunës një delegacion nga qeveria ka vizituar sindikatën, por që nuk kanë arritur në një marrëveshje paraprake.
Brenda 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë mjeksore mbi 40 minatorë.