Minatorët grevistë të Trepçës refuzojnë ushqimin dhe pijet

Minatorët e Trepçës që janë në grevë tashmë kanë refuzuar ushqimin dhe pijet

Ekipi i RTV Dukagjinit që po raporton nga terreni mëson se minatorët grevistë të Trepçës nuk e kanë pranuar ushqimin dhe pijet sot.

Minatorët e Trepçës janë në grevë urie nga dita e djeshme.

Më herët kemi raportuar se një minatori i është keqësuar sot gjendja shëndetësore.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi për Portalin Dukagjini ka thënë se edhe 50 minatorë të tjerë nuk e kanë gjendjen e mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e tyre po shkon veç duke u rënduar, rrethanat, kushtet e minierës janë shumë të vështira”, ka thënë Jonuzi.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika