Minatorët i japin fund grevës, presin që të mbahen premtimet

Minatorët e Trepçës në Stantërg kanë përfunduar grevën e urisë pas 10-ditësh, me shpresën se premtimet e dhëna nga Bordi dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbahen. Kreu i Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani ka deklaruar për RTV Dukagjinin se minatorët janë të zhgënjyer nga pritja e cila mund të ishte shumë më e shkurtër

Pas dhjetë ditësh, Stantërgu ka gjetur qetësi, dhe aty po qëndrojnë vetëm kujdestarët.

Minatorët kanë lënë nëntokën në orët e hershme të mëngjesit pas arritjes së një marrëveshjeje, që u ndërmjetësua nga deputetë e zyrtarë të ministrive, me Bordin e përkohëshëm.

Megjithatë, greva e ndërprerë, sipas tyre, është vetëm e pezulluar dhe minatorët mund të rikthehen për të grevuar.

“Kanë ardhë këta të sindikatës ka ora 1 e natës. Kanë thënë se do ta në plotësojnë këto kushte, për sigurim shëndetësor së pari, nuk kanë dhënë datë veç shumë shpejt na kanë thënë se do rregullohet e për këto tjerat, i kanë rregullu krejt. Ishalla rregullohet për pagë e pak kushte më të mira dhe nuk na intereson kush del apo çka po bahet por që ta marrim pagën me rregull dhe t’i kemi kushtet më të mira sepse kushtet i kemi. Njëher e kemi pezulluar kështu dhe na kanë premtuar se nuk do ta dërgojnë shumë largë por ta shohim. Nëse nuk plotësohen kërkesat po do të kthehemi”, ka thënë Ismajl Cimili.

Pavarësisht kësaj marrëveshjeje të arritur, për minatorët koha e pritjes ishte një zhgënjim.

“Minatorët iu kanë besuasr deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe dikujt duhet t’i besojnë. E kanë ndërpre grevën dhe të them të drejtën, e kanë pasur edhe një zhgënjim se iu kanë thanë edhe deputetëve, në njëfarë mënyre nuk i kanë prit bash mirë minatorët se kanë thënë që kjo punë do duhej kryer ditët e para dhe jo me shkatërru shnetën 10-ditë”, ka thënë Gani Osmani.

Për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, që ishte ndër kërkesat e minatorëve, pritet të hapet një konkurs i ri.

Kjo, ishte mes katër kërkesave të minatorëve, përfshirë këtu pagat ndërmjet datave 6 e 30, përmirësim të kushteve të sigurisë dhe tërheqjen e vendimeve të nxjerra gjatë grevës.

Pika e fundit, ka mbetur të shqyrtohet dhe analizohet nga bordi, ndërsa minatorët, do të kthehen në punë të hënën.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika