Minatorët kthehen në punë, i përgjigjen Kurtit: Nuk jeni ju duke punuar në Trepçë

Minatorët e Trepçës i janë kthyer punës në minierë por janë ende në pritje të ekzekutimit të pagave. Ata shprehen skeptik se nuk do kenë probleme të tjera me pagat, e disa prej minatorëve nuk u ka pëlqyer deklarata e Kryeministrit Kurti për numrin e tepërt të tyre. Ndërkaq nga ndërmarrja nuk e kanë komentuar këtë

Pas tre muajsh qetësie, tanimë në “Stan Tërg” të Trepçës po dëgjohet zhurmë pune.

Minatorët i kanë dhënë fund grevës pas vendimit të qeverisë për të ndarë 4 milionë euro për subvencionimin e pagave që nuk i pranuan për tre muaj.

E megjithatë, minatorët nuk janë ende tërësisht të qetë.

“Minatorët kanë kërku datë për me u caktu pagat, për atë kemi qëndru në grevë. Por deri tash, askush s’ka guxuar ta marr përgjegjësinë të na thotë se kur ekzekutohen”, ka thënë Esat Meha, Kryepunëtor i njësisë hidrombushëse në “Stan-Tërg”.

Ndonëse lajmit iu gëzuan, minatorëve nuk u pëlqeu një deklaratë e Kryeministrit Kurti për numrin e tepruar të minatorëve.

“Kryeministri nuk është në Trepçë duke punuar dhe ai nuk i din këto, me siguri ka marrë naj informatë se nuk kish me qëndru ajo se nëse do kishte më shumë minatorë në sipërfaqe, nuk do mund të arrihej ky prodhim. Prodhimi pa minatorë nuk arrihet”, është shprehur Meha.

Gjersa shprehet skeptik se probleme të tilla nuk do përsëriten, njësoj shprehen edhe të tjerë që zgjidhjen e vlerësojnë investimin në Trepçë.

“Dhashtë zoti mos të ndodhin këto, dhasht zoti të fokusohet qeveria më shumë një minator. Kurti nuk ka fol shumë keq. Ne jemi 110 minatorë tu punu nalt, ka njerëzqë vine e vendin e punës nuk e dinë ku e kanë. Qëndron se ne punojmë 112 punëtorë e i majmë 500 punëtor. Kush don pagë duhet me ardh poshtë në 45 gradë me mu…jo dikush me i majt dy puna e me prit rrogën në Trepçë. I bëj apel qevrisë të investoj në makineri. Nëse duan të kenë hajr prej neve, duhet të investojnë”, ka thënë Miftar Mehmeti, minator.

E nga ndërmarrja “Trepça” tanimë kanë dhënë një datë për pagat.

Pagat do të ekzekutohen me datë 16.8.24 ose 19.8.24 për arsye të vikendit, deri të bëhet transferi. Numri i të punësuarve në nivel ndërmarrje është 1135 (është i përafërt, kemi shumë në listë që do të dalin në pension, disa e lëshojnë vendin e punës për të shkuar jashtë vendi etj, që mund të ketë diferenca nga muaji në muaj). Në bazë të planit të biznesit në nivel të ndërmarrjes kemi 14 mijë ton xehe. Ndërsa, ndarja e 4 milion e 14 mijë eurove nga qeveria e Republikës së Kosovës do ta ndihmojë shumë ndërmarrjen për tejkalim të krizës dhe kthimin në normalitet të ndërmarrjes.

Nga ndërmarrja “Trepça”, përfshirë këtu edhe ushtruesin e detyrës së Kryeshefit, nuk kanë komentuar deklaratën e Kurtit që tha se “duket se ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika