Minatorët nuk kanë marrë ende pagat e muajit korrik

Punëtoret e ndërrmarrjes Trepca po vazhdojnë ende të ballafaqohen më probleme të shumta. Vonesat e pagave, mungesa e sigurimit, punëtoret e vjetër janë vetëm disa nga shqetësimet që ata ia paraqiten në letër Kryeministrit Albin Kurtit por që ndonëse kanë kaluar një javë, I njëjti nuk iu ka kthyer një përgjigjje. Nga sindikata e punëtorëve thonë se ende nuk i kanë marr pagat e korrikut

Shumë metra nën tokë punojnë për të ndriquar pjesën me të madhe të vendit, mirëpo minatorëve të Trepçës  zërin e tyre të paknaqësive nuk po ia dëgjojnë qeveritarët.

Sindikata e punëtorëve të kësaj ndërrmarje  ka shprehur përmes një letër publike gatishmërinë për një takim me shefin e ekzekutvit mirëpo tash e një jave përgjigje nuk kanë marrë.

Arsyeja e takimit sipas, Ibrahim Jonuzit, ka të bëjë me gjendjen e rëndë të punëtorëve që punojnë në minierë.

Ibrahim Jonuzi nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka deklaruar se “Kemi derguar edhe kërkes për takim dhe ende nuk kemi marr një përgjigjje. Kjo është në interes të shtetit pasi Trepca ka nëvojë për informim të sak e drejtët pasi jemi në një gjendje të rëndë”.

Përpos gjendjes, Jonuzi tregon se mbi 1000 punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik.

“Problemi ende është, mungesa e investimeve ka bërë që të jemi në një gjendje të vështir pasi është data 08 e pagat ende nuk janë realizu”.

E ndonëse Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar një kredi për të dal nga kriza muaj më parë, Jonuzi thotë se nuk di se qfarë ka ndodhur me ato para.

“ Qeveria e Kosovës në muajin shkurtë ka votu për të miratu një kredi rreth 20 milion euro ne ende jemi në pritje dhe nuk kemi informacione se qfarë ka ndodhë, pasi jemi në një gjendje teper të rënd pasi po përballemi më munges edhe të gjerave elementare për funksionimin e prodhimit”, ka deklaruar Jonuzi.

Televizioni ka dy ditë që është interesuar të marrë një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit dhe ministria e Ekonomisë në lidhje me këtë cështje mirëpo kërkesa e televizionit nuk ka rezultuar me përgjijge pozitive nga institicionet përkatëse.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika