Minatorët vizitohen nga avokati i popullit, Agim Bahtiri dhe nga Sindikata e minatorëve të Shqipërisë

Foto: Vlora Selimi, RTV Dukagjini

Sot (e enjte) po vazhdon dita e tretë e grevës së urisë nga minatorët në minierën e Trepçës.

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Vlora Selimi, e cila po e përcjell nga afër këtë grevë, tha se minatorët e Trepçës të cilët po qëndrojnë në grevë tash e tri ditë, janë vizituar të enjten nga ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nga Avokati i popullit, Naim Qelaj.

Po ashtu, minatorët grevistë janë vizituar edhe nga Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë.

 

Foto: Vlora Selimi, RTV Dukagjini

Sot është dita e tretë e grevës së urisë, ata jo vetëm se janë duke mbajtur grevë por kanë refuzuar edhe ushqimin dhe pijet tash e dy ditë.

Ndryshe, Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve gjatë ditës së djeshme( të mërkurën) ka deklaruar se greva e urisë e minatorëve të Trepçës do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.

Ai, në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, tha se kërkesa e parë është që të mos ketë më vonesa në pagesa, të shkarkohet menaxheri i ndërmarrjes Trepça dhe pika e tretë sigurimi shëndetësor dhe plotësimi i kushteve për punë.

“Është ekzekutuar pjesa e mbetur e pagës sot, mirëpo aty me kërkesat që kanë dalë nga grevistët minatorë, janë tri kërkesa. Pagat të mos ketë vonesa në vazhdim… pika e dytë lirimi nga detyra i menaxherit të ndërmarrjes dhe pika e tretë sigurimi shëndetësor dhe plotësimi i kushteve”, tha ai.

Ademi më tej është shprehur se situata shëndetësore e minatorëve është duke u rënduar.

“Kemi hyrë në orën e 38 të grevës, gjendja po shkon duke u rënduar, i kemi pasur dy raste të alivanosjes që janë dërguar në QKMF apo emergjencë në Mitrovicë. Mbi 70 minatorë kanë kërkuar mjekësore, kanë pasur kokë-dhimbje e skuqje të syve… Ata po qëndrojnë në horizotnin e 10-të. Minatorët janë të vendosur që grevën ta vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre, të cilat janë minimale”, ka thënë Ademi.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika