Minatori i Trepçës: Që 24 vjet kemi marrë premtime që nuk janë realizuar asnjëherë, punojmë në kushte ekstreme

“Që 24 vite ne si Sindikatë e Minatorëve dhe si minatorë i kemi adresu kërkesat vazhdimisht, por asnjëherë nuk janë realizuar. Kemi marrë vetëm premtime dhe përfundimi nuk janë realizuar asnjëherë”, deklaroi minatori Gani Osmani. Teksa ka shtuar se brenga kryesore e minatorëve është marrja e pagës dhe jo kushtet e vështira dhe shkeljet e të drejtave të punëtorëve që kanë.

Osmani u shpreh se shëndeti i minatorëve është shkatërruar pasi kushtet e punës janë “ekstreme” dhe ka rreziqe të paparashikuara vazhdimisht.

“ Që 24 vite ne si Sindikatë e Minatorëve dhe si minatorë i kemi adresu kërkesat vazhdimisht, por asnjëherë nuk janë realizuar. Kemi marrë vetëm premtime dhe përfundimi nuk janë realizuar asnjëherë. Shkeljet e të drejtave të punëtorëve bëhen ekstrem te Trepça;  Kushtet janë të vështira, kushte ekstreme, temperatura të larta, lagështi të tepërt të ajrit, ka rreziqe të paparashikuara, ka ende gazra dhe tymra që lirohen nga mjetet e rënda, nga diegie të brendshme, kamiona ngarkuese me diegie të brendshme. Prodhimi është rritur, por shëndeti i minatorëve e kanë shkatërruar. Çdo minator që punon në horizontin e tillë kanë probleme me mushkëri”, deklaroi Osmani.

“Punëtorët dhe minatorët kërkojnë ngritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës. Minatorët janë të detyruar kërkojnë pagën e tyre që kanë punuar për një muaj. Në vend që me kërku përmirësim të kushteve, minatorët kërkojnë pagat e tyre”, vijoi Osmani.

Osmani u shpreh se bashkëpunimi mes minatorëve dhe Bordit Drejtues dhe kryeshefit Ekzekutiv është zero dhe nuk ka ndonjë adresë për t’iu drejtuar me kërkesat qoftë për pagë, apo kushtet e punës.

“Minatori hyn në minierë me kohëm, e han pluhurin, rrezikun dhe punon. Realizon planin që e ka. Mjetet janë të stërvjetëruara, teknologji mbi 50-vjeçare. Brenga e minatorëve nuk është rreziku nga lart ose ndonjë shembje, por nga data 25 ka brengë se a do të ketë pagë ose jo. Rroga e qershorit nuk është marrë, tash edhe në korrik akoma nuk ka pagë. Gjendje katastrofale te minatorët. Nuk kemi as informim nga kryeshefi Ekzekutiv, as nga Bordi I Trepçës. Minatorët nuk kanë ndonjë informacion”.

Ndryshe, Minatorët e Trepçës janë ankuar se ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor, ndërsa jemi në fund të korrikut.

Minatorët e Trepçës ankohen se ende nuk e kanë marrë rrogën e qershorit

Kështu ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës teksa ka shprehur shqetësimin për neglizhencën e treguar nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes.

Në një njoftim në Facebook, Sindikata ka theksuar se interesi për fatin e minierës dhe minatorëve është në nivelin zero, dhe premtimet janë vetëm fjalë boshe.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika