Minçev: Qeveria nuk do të heqë veton kundër Maqedonisë së Veriut

Bullgaria nuk do të tërhiqet nga interesat e saj kombëtare, dhe nuk do të lejojë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, pa e pranuar të kaluarën e përbashkët historike siç është, identiteti bullgar edhe gjuha bullgare, sipas Minçev

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Nikolla Minçev

Qeveria e Bullgarisë nuk do ta heqë veton, me të cilën e mban të bllokuar Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian, këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Nikolla Minçev.

Sipas tij, kjo është një temë që mund të përdoret shumë për qëllime politike.

“Nuk ka asnjë arsye reale për të thënë se do të devijojmë nga interesi kombëtar i Bullgarisë”.

ilustrimi

“Qëndrimi i Bullgarisë për këtë çështje është i qartë dhe ne presim zbatimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe miqësisë dhe marrëveshjeve të tjera”, ka thënë Minçev për “BNR”.

Bullgaria në vitin 2019 kishte bllokuar procesin e Integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke e kushtëzuar konferencën e parë ndërqeveritare me zgjidhjen e dallimeve lidhur me gjuhën, identitetin maqedonas dhe të kaluarën historike.

Flamuri i Bashkimit Evropian

Sofja kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika