Mini Cooper dhe Mini Countryman, të dy elektrikë, do të debutojnë më 1 shtator. Tani, prodhuesi i njohur i veturave i ka paralajmëruar pak ditë para lansimit zyrtar.
Fotot paralajmëruese kanë dhënë sinjalet e para se çka pritet nga këto modele të vitit 2024. Cooper E do ta përdorë baterinë 40 kilovatësh që ia mundëson ngasjen deri rreth 400 kilometra distancë.
Modeli Cooper SE ka bateri më të fuqishme e kapacitet prej 215 kuajfuqish. Çmimi pritet të nisë nga nën 40 mijë dollarë, e shitjet do të nisin verën e vitit 2024.
Sa i përket modelit Contryman, vetura do ta përdorë strukturën e BMW iX1. Versioni E do të vijë me motor me fuqi prej 188 kuajfuqish, ndërsa versioni SE do të ketë dy motorë elektrikë që të kombinuar sjellin 308 kuajfuqi.
Veturat elektrike do të jenë pjesë e prezantimit të Grupit të BMW-së në Munih të Gjermanisë, duke nisur nga shtatori.

Veturat tjera që do të debutojnë do të jenë “i Vision Circular” dhe “i Vision Dee”. Modeli i7 do të jetë në versionin anti-plumb. iX5 Hydrogen do të tregojë teknologjinë e re të mbushjes. Versionet hibride 530e dhe 550e xDrive do të jenë të pranishme po ashtu.