Ministrat e BE-së diskutojnë për masat ndaj Kosovës, nuk pritet heqja e tyre

Ministrat e Bashkimit Evropian në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, për paketën e zgjerimit të BE-së, temë diskutimi e kanë edhe heqjen e masave që kishin vendosur nga qershori kundër Kosovës. Raportimet e mediave ndërkombëtare thonë se është shprehur gatishmëri për heqjen e këtyre masave, të cilat do të bëhen publike pas përfundimit të kësaj mbledhje

Gati gjashtë muaj kanë kaluar nga koha kur Bashkimi Evropian ka vendosur mori masash kundër Kosovës.

Për to, u diskutua edhe në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, por megjithatë, rezultate konkrete në drejtim të largimt të tyre nuk pritet të ketë.

Sipas raportimit të Evropës së Lirë, gatishmëria është shprehur që ato të hiqen, por kjo ende mbetet e kushtëzuar me përparim në përmbushjen e kërkesave, të cilat kanë të bëjnë me situatën në veri të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, një ish diplomate e Kosovës që ka shërbyer në Strasburg, tregohet kritike për atë që e quan si qeverisje të gabuar të kryeministrit aktual, e që sipas saj, do t’i kushtoj Kosovës edhe pas heqjes së masave.

“Nuk mund të paramendohet që një shteti që ka aplikuar për statusin kandidat, t’i jepet statusi kandidat duke qenë në sanksione të BE-së. Kjo është hapi parë”, thotë Mimoza Ahmetaj, ish-diplomate.

Ndërkohë ligjëruesi Abit Hoxha, thotë se Kosova duhet të tentoj që të rregulloj komunikimet me udhëheqësit e BE-së.

“Dëmi me i madh që i është bë Kosovës është ky, dhe kjo është për shkak të mos komunikimit, refuzimi I takimeve më zyrtarë të lartë të Kosovës, janë pengesë shumë e madhe”, tha Abit Hoxha, Ligjërues universitar.

Përderisa gjatë së martës pritet të përfundojë punë Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme,  me miratimin e konkluzave, ku mes tjerash dënohet edhe dhuna ndaj Policisë së Kosovës nga sulmi terrorist i 24 shtatorit, drejt Brukselit ka shkuar edhe presidentja Osmani, për një tjetër ngjarje të rëndësishme.

Osmani do të marrë pjesë në Samitin e fundit për këtë vit të liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor,  që zhvillon punimet me 14 e 15 dhjetor, ndërsa në  njoftimin e saj, Osmani ka bërë të ditur se përveç 24 shtatorit, do të diskutojë edhe për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në BE.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika