Inxhinieri i ndërtimtarisë, Naser Morina, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin në realizimin e projekteve infrastrukturore, veçanërisht për rrugët që lidhin Gjilanin me qytetet e tjera të Kosovës.
Ai e theksoi se pas katër vitesh, vetëm tani ka filluar asfaltimi i katër akseve kryesore që lidhin Gjilanin me Prishtinën, Ferizajn, dhe Bujanocin, një projekt që sipas tij është nisur nga një qeveri tjetër.
“Ka dështuar në pjesën e infrastrukturës. Unë prej Gjilanit erdha. Katër vite, katër akset kryesore, Giljan-Prishtinë, Gjilan-Ferizaj dhe Gjilan-Bujanoc, tash kanë filluar që nja një jave ditë duke e shtruar asfaltin, që e ka nis një qeveri tjetër, kah pjesë e Kllokotit. Unë mendoj ndoshta edhe bashkimi i dy ministrive, jashtëzakonisht të rëndësishme, janë dy ministri jashtëzakonisht të mëdha që ministrit i ka ik prej dorës se nuk ka mund me i menaxhu. Nuk e di, këta ministra a vozisin me automjete apo me aeroplanë e helikopterë, vijnë për Gjilan”, ka thënë Morina në Debat Plus.