Sot, me 12 tetor në selinë e NATO-s do të diskutohet për situatën në Kosovë, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg.
Ai, gjatë ditës së djeshme, në nisje të takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ka theksuar rëndësinë e rritjes së pranisë së NATO-s në Kosovë, pas rritjeve të tensioneve në veri të vendit.
Përveç Kosovës, NATO-ja do të diskutojë edhe për Ukrainën, zhvillimet në Lindjen e Mesme pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit dhe dëmtimin e gazsjellësit në Finlandë. Diskutime do të ketë edhe për forcimin e mëtejmë të mbrojtjes së NATO-s.