Pesë ministrat e rinj të Qeverisë së Shqipërisë janë betuar të martën në Presidencë, një ditë pasi morën votëbesimin në Kuvend.
Me gjithë kundërshtimin e opozitës që kërkonte debat para votimit, shumica miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.
Ministër i Financave dhe i Ekonomisë është emëruar Ervin Mete, ndërsa nga kjo pozitë është larguar Delina Ibrahimaj.
Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit është emëruar Delina Ibrahimaj, ndërsa nga ky post është larguar Edona Bilali.
Ministre e Shëndetit dhe e Mirëqenies Sociale emërohet Albana Koçiu dhe largohet Ogerta Manastirliu.
Ministre e Arsimit dhe e Sportit është emëruar Ogerta Manastirliu, largohet Evis Kushi.
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar Igli Hasani, kurse është larguar Olta Xhaçka.
Ministre e Bujqësisë dhe e Zhvillimit është emëruar Anila Denaj, ndërsa është larguar Frida Krifca.
Ministër i Pushtetit Shitësi (Ministri i re) është emëruar Arbjan Mazniku.
Nga Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) është larguar Milva Ekonomi.